×
  • Lajme
  • Lajme

    107 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 12:23

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht janë të shtrirë 107 pacientë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.


    Në njoftimin e bërë për media thuhet se dy prej pacientëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    “4 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19, 107 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 64 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 72 me oksigjeno-terapi, 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në raport.

    Më tej, ShSKUK bën të ditur se në QKUK janë 70 pacientë më COVID-19.

    “Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 31 prej tyre Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 36 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi”, vijon njoftimi.

    – Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
    – Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
    – Spitali i Pejës, 13 pacientë
    – Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
    – Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

    Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 110 raste pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!