×
  • Lajme
  • Lajme

    11.458 doza të vaksinave janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 15:16

    11 mijë e 458 doza të vaksinës janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.


    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    808 mijë e 78 doza të vaksinave janë administruar deri tani në Kosovë.

    538 mijë e 766 janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 269 mijë e 312 me dy doza.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Kujtojmë që Kosova sot ka regjistruar rekord të viktimave, gjithsej 36.

    Ndërsa, edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara me virus janë raportuar në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!