×
  • Lajme
  • Lajme

    11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 8:09

    Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495.


    Ndërkaq shkak i infektimit me coronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

    Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se në vend janë 11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19.

    Me më së shumti raste është komuna e Prishtinës. Ku vetëm dje janë raportuar për 277 raste të reja me COVID-19, e pasuar nga komuna e Gjilanit me 64 raste, Podujeva me 59 raste e Gjakova me 55 raste.

    40 raste të reja të të infektuarve me SARS CoV2 janë shënuar në Pejë, 27 raste në Ferizaj, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!