×
  • Lajme
  • Lajme

    11 pacientë të prekur me coronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 9:17

    Në Spitalin e Pejës po trajtohen 43 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


    “Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    E nga personeli i spitalit, aktualisht janë të infektuar 4 infermierë, 2 punëtorë të shërbimeve teknike dhe një mjek.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!