×
  • Lajme
  • Lajme

    11 të vdekur dhe 259 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 14:59

    11 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 259 raste të reja.


    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 850 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht në Kosovë janë 11.862  raste aktive.

    Njoftimi i plotë:

    18 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 11.862.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!