×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    11 vjet në kërkim, vetëdorëzohet i dyshuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 9:56
    Foto ilustruese

    Një person është vetë-dorëzuar pasi ishte në kërkim nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 26.01.2013 në Prishtinë.

    Po ashtu në raport bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 26.01.2013 – NN. Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari – kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!