Për të vetëdijesuar kosovarët si të sillen me qentë endacak u dhanë 111 mijë euro.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në janar të 2018-ës ndau këtë shumë të parave për kompaninë “Mala Farm”.
Me kontratë parashihej që këta të fundit të kryenin 50 ditë punë për këtë qëllim. Mirëpo sipas një organizate që merret me te drejtat e kafshëve, puna nuk u pa askund.
E një ditë pune e kësaj kompanie i kushton goxha shumë taksapaguesve, raporton Klan Kosova.
Asnjë zyrtar i ndërmarrjeje “Mala Farm”, nuk pranoi të flas për aktivitetet që kanë kryer me paratë e projektit që morën nga AUV.
Kujtojmë se ditë më parë një fëmijë për pak sa shpëtoi nga qentë endacak të cilët e ndoqën në mes të Prishtinës afër Bibliotekës Kombëtare.
Qentë endacak ndjekin një fëmijë në Prishtinë, shikoni si për pak i shpëton më të keqes
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.