×
  • Lajme
  • Lajme

    117 mijë vaksina Pfizer nga Franca për Kosovën, Osmani e konsideron betejën me COVID-19 të papërfunduar

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 21:37

    Republika e Francës i ka dhuruar Kosovës një donacion prej 117 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer.

    Lajmin e ka dhënë presidentja Vjosa Osmani, duke shprehur mirënjohje për presidentin francez Macron/

    “Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar. Në emër të qytetarëve tanë, dua ta falënderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur”, njofton presidentja.

    Osmani ka lavdëruar edhe qytetarët që sipas saj kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive me rastin e fushatës së vaksinimit.

    “Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”.

    Presidentja në fund iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që të vaksionohen.

    “Në prag të festave të fund vitit, dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohuni”, ka apeluar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!