Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë sqarime rreth anulimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës.
Aliu ka bëtë të ditur se Aeroporti i Prishtinës ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Por, ai thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
Në fund ministri ka bërë të ditur se 6 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, shkruan Aliu. /Reporteri.net/
më 19 dhjetor, ministri i Infrastrukturës dhe Trasnportit, Liburn Aliu zotohej se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!.
Krejt kjo, për shkak të investimeve në vlerë prej 35 milionë euro të Qeverisë në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B.
ILS CAT3B është sistem që ndihmon aeroplanin të aterojë kur është më pak se 15 metra. Ajo ul dukshmërinë në 75 metra.
“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, kishte shkruar atëbotë Aliu.