×
  • Lajme
  • Lajme

    12 kandidatë të pavarur garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 18:09

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.


    Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

    KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 48 subjekteve politike (18 parti politike; 1 koalicion; 17 iniciativa qytetare; 12 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre. Numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune është 26, ndërsa numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë.

    Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

    KQZ do të vazhdojë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre në mbledhjet e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!