Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në partinë që drejton janë anëtarësuar 12 mjekë.
Sipas tij, Vetëvendosje po rritet sepse promovon profesionistet.
“Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen”, ka shkruar ai në Facebook. Ai ka publikuar edhe emrat e të anëtarësuarve në LVV.
Ata që u anëtarësuan janë: Rrezarta Berisha, transfuziologe; Fazli Shala, kirurg; Rifat Dreshaj, kirurg; Besnik Ibraj, mjek emergjent; Sylë Nikqi, gastroenterolog; Valentina Ademaj, infermiere; Valon Shala, neurolog; Selman Kelmendi, anestezist; Reshat Emra, kardiolog; Fahri Hasan, pulmolog; Driton Berisha, farmacist; Besnik Gjikolli, farmacist.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.