×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    12 qarqe, 12 yje të BE dhe në ora 12, PS çel zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 13:04

    Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një tubim të madh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke zgjedhur një datë dhe një orar me simbolikë të fortë: 12 prill, ora 12:00, si referencë ndaj 12 yjeve të flamurit të Bashkimit Europian.

    Tubimi u zhvillua nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”, duke e vendosur integrimin europian në qendër të platformës politike të socialistëve për këtë fushatë.

    Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pritet të mbajë fjalimin kryesor, ku do të theksojë jo vetëm domosdoshmërinë e një fitoreje të thellë elektorale, por edhe rëndësinë strategjike të një Shqipërie të integruar plotësisht në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!