×
  • Lajme
  • Lajme

    12 të vdekur e 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 15:07

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 12 vdekje dhe 777 raste të reja me COVID-19.


    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 4.143 mostra

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!