×
  • Lajme
  • Lajme

    1203 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 508 raste të reja vetëm këtë javë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:58

    IKSHPK bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e diel.


    Kështu vetëm këtë javë u evidentuan 508 raste të reja me koronavirus në vend. Kjo ishte java e dytë më e keqe me Covid-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë, dhe vetëm java e kalaur ishte më e keqe.

    Tani janë 2677 raste të konfirmuara me Covid-19 në përgjithësi. 1425 janë shëruar, ndërsa 49 persona kanë ndërruar jetë.

    Numri i rasteve aktive është 1203, duke u bërë kështu njëri ndër vendet me më së shumti raste aktive në rajon.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve atëherë Kosova mund të kthehet në izolim total.

    Në Klinikën Infektive janë mbi 100 persona të shtrirë që po marrin trajtim për Covid-19. 4 persona janë në gjendje të rëndë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!