×
  • Lajme
  • Lajme

    13 persona vdesin nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 15:11

    13 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.


    IKSHPK ka njoftuar edhe për 963 të infektuar.

    Këto shifra kanë dalë nga një numër rekord i testimeve, gjithsej 2059.

    Viktimat janë nga mosha 60 vjeç në i riu e deri te mosha 90 vjeç më i vjetri.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!