Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Aktgjykimi u shpall gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas procesit gjyqësor të zhvilluar për disa vite në Hagë.
Selimi është njëri nga katër ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve po shpallet aktgjykimi në këtë proces.
Koha e kaluar në paraburgim, sipas trupit gjykues do të llogaritet në dënim.
Gjykata Speciale ka thënë se të katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse.