Një serë masash janë propozuar sot nga Ministria e Financave dhe Transfereve në Kosovë për të mbështetur sektorin privat.
Përveç që një shumë milionëshe është paraparë për të mbështetur sektorin privat rreth pagave të këtij muaji dhe muajit tjetër, Qeveria ka ndarë një fond edhe për ata që mund të humbin punën nga mbyllja e bizneseve deh efektit që ka sjellë në ekonomi kjo pandemi, shkruan Reporteri.
Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës, në fazën e dytë të intervenimit në ekonomi do të përdorë stimuj fiskal që do të favorizojnë ato kompani që kanë ruajtur fuqinë punëtore në këtë periudhë të krizës, që fillojnë prodhimin e produkteve të reja apo që rrisin eksportet.
“Por megjithatë në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm. Maksimumi i shumës së alokuar në këtë masë do të jetë 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.