Kabineti qeveritar i Kurtit, ditën e 29 shkurtit e ka kaluar në hotelin Sharr – Prevallë ku kanë diskutuar për të harmonizuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Gjatë qëndrimit njëditor, kabineti i Kurtit, stafi mbështetës, vozitësit, shërbimi policor i Kosovës si dhe sigurimi harxhuan hiç më pak se 1 mijë e 375 euro.
KALLXO.com ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare dy fatura të drekës së asaj dite, njëra faturë në vlerë prej 850 euro.Nga këto para 750 euro janë përdorur për ushqim për ministrat, stafin mbështetës dhe sigurimin e afërt, ndërsa 100 euro janë paguar për shfrytëzimin e sallës.
Në total ky staf kanë qenë i përbërë nga 50 persona, ndërsa dreka për secilin ka kushtuar nga 15 euro.
Fatura e dytë të cilën ka paguar qeveria Kurti, ka vlerën 525 euro.
Sipas përshkrimit të faturës këtë drekë e kanë ngrëne vozitësit, shërbimi policor i Kosovës si dhe mbrojtja e ministrave.
Sipas përshkrimit të faturës gjithsej kanë qenë 35 persona, ku për një person është paguar dreka në vlerë prej 15 euro.
Pagesat për këto dreka të qëndrimit një ditor janë bërë më 6 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.