×
  • Lajme
  • Lajme

    14 ditë, asnjë gjurmë nga Bedri Rexhepi të cilit iu gjet vetëm vetura e braktisur

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 20:56

    Bedri Rexhepi, tash e 14 ditë është zhdukur pa gjurmë dhe familja nuk di gjë për fatin e tij.


    Nga data 8 prill rreth orës 16:00 ai u largua nga shtëpia dhe nga ajo ditë nuk është i qasshëm më në telefon.

    Për rastin një ditë pas zhdukjes, ka shkruar Gazeta Online “Reporteri.net”. 

    Vetura e tij e tipit “Grand Shirok” iu gjet në arat e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit.

    Në ditën që Rexhepi pretendohet të jetë rrëmbyer, me vete kishte pasur një shumë të konsiderueshme të parave.

    E një person që dyshohet se ka gisht në këtë rast tashmë është arrestuar.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se personit me inicialet J.V me kërkesë të Departamentit të Krimeve të Rënda iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj, të cilën kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Ndërkohë, familja Rexhepi nga këto organe të drejtësisë po pret zbardhjen e rastit derisa kërkon edhe ndihmë nga qytetarët që mund të dinë ndonjë gjë për fatin e familjarit të tyre.

    E policia bashkë me prokurorinë janë duke punuar intensivisht me këtë rast, sipas zyrtarëve për informim të këtyre dy institucioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!