×
  • Lajme
  • Lajme

    14 pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë nga koronavirusi

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 9:28

    Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 120 pacientë me Covid-19.


    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, të Spitalit të Pejës.

    Sipas këtij njoftimi, nga 120 pacientë sa janë duke u trajtuar në këtë spital, 3 prej tyre janë në respirator, 103 me oksigjenoterapi,kurse 14 në gjendjë më të rëndë.

    Njoftimi i plotë:

    Gjendja me Covid-19 është mjaft e vështirësuar. Pas lëvizjeve të brendshme tashmë i gjithë Blloku Internistik përfshirë: Repartet e Infektives, Internos, Neurologjisë, Pskikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë duke trajtuar vetëm pacientë me Covid -19. Repartet e lartëcekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirugjisë në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment.

    120 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 103 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 11 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!