×
  • Lajme
  • Lajme

    14 shkurti data më e mundshme për zgjedhje

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 21:16

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë, sipas së cilit, shpall të vlefshme ankesën që ia çoi Lëvizja Vetëvendosje, pasi deputeti Etem Arifi, që ishte dënuar me formë të prerë, mori pjesë në votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Pas këtij vendimi gjatë javës pritet që ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, shkruan Reporteri.net.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se 14 shkurti po shihet si data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

    Kujtojmë se ditë më parë u.d e presidentit Vjosa Osmani ka zhvilluar konsultime me të gjitha partitë politike në vend rreth mbajtjes dhe organizimit të zgedhjeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!