Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës iu përgjigjën thirrjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu bashkuar në luftën e tyre për liri.
Ata po braktisin studimet dhe vendet e punës për t’u bashkuar me UÇK – në e cila po luftonte kundër forcave serbe, shkruan Reporteri.net.
Në një video të rrallë nga ajo kohë, Associated Press sjell rrëfimin e Shotës dhe Fortesës të cilat i ishin bashkuar UÇK-së, duke lënë pas familjet dhe shkollën, sepse ato besonin se mund të luanin një rol kyç në fitimin e pavarësisë së Kosovës.
Shota është vetëm 14 vjeçare. Ajo po ndiqte shkollimet në Gjermani, por kishte braktisur studimet për t’u bashkuar me babanë e saj në luftë.
Babai i Shotës thotë se është 14 vjeçare, një moshë kjo e përsosur për të mësuar se si përdoret një armë. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.