×
  • Lajme
  • Lajme

    141 çifte u divorcuan për vetëm një muaj

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 23:46

    Vetëm gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë të ditur dhe numrin e kurorëzimeve në vend. Sipas ASK-së, në muajin shkurt të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 065 raste të kurorëzimeve, brenda dhe jashtë Kosovës.

    “Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar gjithsej 1 065 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 141 raste”, thuhet në raportin e ASK_së.

    Megjithatë numri i shkurorëzimeve në muajin shkurt të këtij viti ka rënë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pasi që gjatë shkurtitt të vitit 2024 në Kosovë 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre. .

    “Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhej në raportin e ASK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!