Numri i foshnjeve që kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 është 147.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Neonatologjike, Hajrije Ismaili, e cila tregoi se gjatë vitit kanë qenë tetë mijë e 871 lindje.
“Vdekshmëria në Klinikën e Neonatologjisë për vitin 2021 është 16.5 promil”, ka thënë Ismaili.
Sipas saj, problemet më të shpeshta që shkaktojnë vdekjen e foshnjave janë asfiksionet perinatale, prematuriteti me komplikime, anomalitë komplekse, infeksionet, etj.
“Sa më e vogël pesha trupore dhe sa më ultë javët gjestative, rritet rreziku për vdekje”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq, drejtoresha theksoi se 10 për qind e lindjeve gjatë vitit 2021 kanë qenë të parakohshme.
“Numri i lindjeve të parakohshme është 10 për qind. Foshnjet e lindura para kohe ose premature janë foshnje të lindura para javës së 37 gjestative. Sa më e parakohshme foshnja, rreziku për sëmundshmëri, komplikime dhe vdekje është më i madh”, ka thënë Ismaili. /Rtv21
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.