×
  • Lajme
  • Lajme / Flet drejtori i Emergjencave, Lulzim Fushtica

    15 udhëtarë u evakuan pasi mbeten të bllokuar në një autobus shkaku i reshjeve në Prishtinë

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 21:38

    Rrugë të përmbytura e vetura thuajse tërësisht të fundosura, këto janë pamje ‘apokaliptike’ sot në Prishtinë pas reshjeve të mëdha të shiut, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net ka biseduar me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili thotë se gjendja është tejet e rënduar thuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

    Ai ka treguar se kanë evakuar edhe 15 udhëtar që gjendeshin në një autobus që ka mbetur te nënkalimi te stacioni i autobusëve.

     

    “Gjendja momentale s’është e mirë. Te gjitha lagjet janë të prekura për shkak të reshjeve enorme të shiut. Lagjet më të rënduara janë: Emshiri, Rruga C, Rruga B, kurse Rruga A është mbyllur. Të gjitha ekipet janë në terren, edhe njësitet e zjarrëfikësve janë në terren. Për momentin jemi duke intervenuar në 15 vende”.

    “Një autobus me 15 udhëtar ka mbetur tek tuneli te stacioni i autobusëve dhe kemi intervenuar, janë evakuar të gjithë udhëtarët dhe autobusin jemi duke punuar që ta largojmë nga aty”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Autobusi i Trafikut Urban mbushet me ujë nga shiu i madh, pamje nga linja 7C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!