×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjeçari që u mbyt nga rryma në Gjilan, po pastronte pishinën e një restoranti

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 9:55

    Në fshatin Pidiq të Gjilanit, në 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma gjatë pasdites së të shtunës.


    Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

    15-vjeçari, me inicialet I.D., dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti. Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje rreth vdekjes së 15-vjeçarit.

    “Dyshohet që i njëjti, te restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si Vdekje e dyshimtë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!