×
  • Lajme
  • Lajme

    15-vjeçarja nga Fushë Kosova ngacmohet seksualisht nga i dashuri i nënës

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 9:36

    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.


    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa ndaj tij është iniciuar lënda “Ngacmim seksual”.

    “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë NN-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se disa herë e kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

    Express mëson se viktima është e moshës 15-vjeçare, ndërkaq i dyshuari 37-vjeçar.

    Sipas burimeve të Express brenda Policisë së Kosovës, i dyshuari është në lidhje dashurie me nënën e viktimës, ndërkaq dyshohet se nga muaji janar ai e ka ngacmuar seksualisht të miturën.

    Kjo ka ndodhur kur viktima ka dalë bashkë me nënën e saj dhe me të dyshuarin, ku ky i fundit e ka prekur dhe puthur në faqe afër buzëve 15-vjeçaren, pa dëshirën e saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!