×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet shtet, kjo është Agjenda Shtetërore për sot

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 7:18
    Logoja zyrtare e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë publike Agjendën Shtetërore për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

    Agjenda Shtetërore konsiston nga një numër aktivitetesh që pritet që të fillojnë qysh në orët e hershme të mëngjesit e deri në ato të mbrëmjes.

    Dita do të fillojë me një mbledhje festive të Qeverisë në orën 08:00 të mëngjesit që do të pasohet me ngritje solemne të flamurit të Kosovës, 20 minuta më vonë.

    Tutje do të vazhdohet me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te Adem Demaçi dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

    Në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne derisa një orë më vonë, prej orës 12:00 të mesditës, do të fillojë parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin e kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!