×
  • Lajme
  • Lajme

    150 persona kthehen nesër në Kosovë nga Amerika

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:43

    150 persona do të kthehen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.


    Një burim brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit i ka thënë KOHËS se këta persona do të kthehen të shtunën rreth orës 13:30.

    Ata, sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit. Mirëpo ndryshe nga herët tjera, të kthyerit nuk do të qëndrojnë 14 ditë, por 7.

    IKSHPK-ja ka vendosur që punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur në karantinë dhe të bëhet testimi i tyre në ditën e shtatë pas arritjes.

    Personat që konfirmohen pozitivë me koronavirus, por janë pa shenja klinike, është vendosur që të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre, e nëse kanë simptoma të rënda klinike, të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

    Ndërkaq ata të cilët konfirmohen negativë, rekomandohet të vetizolohen në shtëpi 14 ditë, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!