×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i çlirimit

    1500 ushtarë të FSK-së dhe pjesëtarë të PK-së sot do të parakalojnë në shesh

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 7:23

    Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës.

    Në 25-vjetorit, përveç një seance të Kuvendit të Kosovës, është paraparë edhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në Ditën e Çlirimit raportohet se do të parakalojnë 1.500 ushtarë të FSK-së dhe Policia e Kosovës.

    Në këtë parakalim marrin pjsë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.

    “1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit” – thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!