×
  • Lajme
  • Lajme

    1,520 të vdekur nga coronavirus që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 8:21

    Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 1,520 persona kanë humbur jetën.


    Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mbi 62 mijë persona janë infektuar, ndërsa janë shëruar 53,768, kurse numri i rasteve aktive mbetet është 6,721.

    Numri total i rasteve pozitive është 62,009 raste nga 247,484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,520 raste të vdekjes.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53,768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,721”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!