×
  • Lajme
  • Lajme

    1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 11:25

    Grupi i parë i besimtarëve do të niset këtë të diel për të kryer haxhin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të BIK-ut, përgatitjet veçse kanë filluar dhe për këtë vit janë 1576 besimtarë që do të udhëtojnë për në haxh.

    Njoftimi i plotë:

    Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë Këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual.

    Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit.

    Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojë më 2 qershor 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!