Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, foli në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Durmishi tregoi se deri më tani 16 marrëveshje janë në plan për tu nënshkruar mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama.
“Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori.
“Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dy vendet”, tha Durmishi për takimin.
“Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikasterve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”, ka thënë Durmishi në Klan.
“Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.