×
  • Lajme
  • Lajme

    16 nxënës me COVID-19, mbyllet një shkollë në kryeqytet

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 19:48

    Shkolla fillore, e mesme e ulët “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë do të mbyllet nga dita e hënë.


    Rastet që janë paraqitur me coronavirus në këtë shkollë kanë bërë që të merret ky vendim, shkruan Klankosova.

    Janë 16 nxënës dhe katër mësimdhënës që janë të infektuar, prandaj me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ky institucion kalon për dy javë të plota me mësim nga skenari A në skenarin C.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!