53 pacientë me Covid-19 janë të shtruar në spitalin e Pejës, 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë, kurse 4 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Siç njofton ky spital, 3 janë në respirator, 40 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Ndërsa 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore.
206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.