Policia rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve. Vetëm gjatë javës që shkoi, nga data 06-12/01/2025 janë raportuar 16 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. 11 raste në Ferizaj, 3 në Kaçanik, 1 në Shtërpcë dhe 1 rast në Hani Elezit.
Ndërsa janëraportuar 6 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur : 3 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.
Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 42 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.