×
  • Lajme
  • Lajme

    16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 11:58

    Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili e ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.


    Sipas, doktor Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.

    Ndonëse ditën e fundit numër i madh i shtatzënave kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ai thotë se numri i vdekjeve është në proporcion me të tjerët.

    “Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”, tha ai.

    “Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha Ismaili për EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!