×
  • Lajme
  • Lajme

    16 vjeçari nga Podujeva i cili para dy ditësh rezultoi i infektuar me Covid-19, sot doli negativ

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 21:56

    Në Kosovë edhe sot ka pasur lajme të mira sa i përket situatës me coronavirusi, pasi për të tretën ditë me radhë numri i të shëruarve ka qenë më i madh se ai i të infektuarve.


    Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë detaje për situatën në komunën e tij derisa ka thënë se një 16 vjeçar i cili para dy ditësh doli pozitiv me coronavirus, në testin që i është bërë sot ka dalë negativ, shkruan Reporteri.

    Po ashtu Rudari ka njoftuar se një person i cili është testuar si i dyshimte që është infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.

    “Një mostër e një qytetari nga Podujeva, të testuar për COVID-19, ka rezultuar negative. Ndërsa, pacienti J.P. 16 vjeçar, i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negative”, ka shkruar  Rudari.

    Me rastet e reja të konfirmuara sot, numri total i të infektuarve shkon në 799, kurse i atyre të shëruar në 249. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/254500722593295?__xts__%5B0%5D=68.ARBZf9lm7MsiGYUFX1dJxF6hvUt26KS57xvsEwjRNfpFyE-z8UmbvTBqjLrRrnwO9WE_AM945LVcWwuaK8zIe6WHweYXWCOqzEMaYBe2VUIkenKUOhrxrHpvA3vRdVTIUmGibWe1m8UfKgYBQR5Wp-zNdYMIBP_JIf1oZtlwEVtCgITXtBIyKUbROZrf2my5CJzDBe5c7OGnLNLZdP-m0fzjw5JSSf4Rni93h_HCMbX6HDvfSlUZDLtlPUS3pEyB4rBoY4fMx9pqg23EJqvDwI-qmpdljHnlNyQdmToGpHaqniUT5z1MdlkgBd2KJSBjoybH-ujnRNs_s87c0KQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!