×
  • Lajme
  • Lajme

    16 vjeçari nga Prishtina u ther me thikë në këmbë, i dyshuari ende nuk është kapur

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 10:09

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e therjes me thikë të 16-vjeçarit që ndodhi të mërkurën rreth orës 22 e 20 minuta në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.


    Sipas policisë, viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Reporteri.net.

    Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

    Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabile ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore.

    I dyshuari për këtë vepër ende nuk është kapur. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!