×
  • Lajme
  • Lajme

    17 pacientë me COVID në gjendje të rëndë, po trajtohen në QKUK dhe spitale

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 14:35

    380 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.


    Sipas raportit nga SHSKUK-ja, prej tyre 316 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjenoterapi.

    Po ashtu bëhet e ditur se 17 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Raporti i plotë:

    Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi

    – Klinika Infektive, 104 pacientë

    – Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

    – Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

    – Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

    – Spitali i Prizrenit, 47 pacientë

    – Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

    – Spitali i Pejës, 36 pacientë

    – Spitali i Gjilanit, 54 pacientë

    – Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

    – Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë

    – Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!