×
  • Lajme
  • Lajme

    17 vjeçari nga Gjakova “grabit” 16 vjeçaren për ta martuar, Policia po i kërkon

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 14:32

    Një 17 vjeçar dhe një 16 vjeçare janë në kërkim nga Policia e Gjakovës, për shkak se dyshohet që po bashkëjetonin nën moshën 16 vjeçare.


    Sipas Policisë, djali kërkohet lidhur me këtë vepër ndërkohë që vajza po kërkohet në cilësinë e viktimës, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet e ditur se bashkëjetesa kishte nisur që nga vera që shkoi, dhe prej atëherë Policia nuk ka arritur t’i gjejë asnjërin nga të kërkuarit. Ndërkaq, në pranga ka përfunduar një person që dyshohet se ka mundësuar kryerjen e veprës.

    “Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019”, thonë Policia.

    Ndërkohë, Policia Rajonale e Gjakovës i kanë publikuar fotografitë e dy të kërkuarve, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët./Reporteri.net.

    Më poshtë janë të dhënat e dy personave të publikuar nga Policia:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!