×
  • Lajme
  • Lajme

    17-vjeçari nga Hani i Elezit tregon si u sulmua nga ujku

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 20:54

    Në mbrëmje, teksa po kthehej në shtëpi, u sulmua nga një ujk.


    Edon Thaçi që jeton në fshatin Paldanicë të Hanit të Elezit, tregon se si në afërsi të qytetit u sulmua nga ujku.

    Gjendja e 17-vjeçarit është e mirë. Për më tepër, ai tregon se në fshatin ku ai jeton ka pasur edhe sulme të tjera nga ujqit.

    Banorët e Paldenicës po kërkojnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.

    Për këtë problem, nga Komuna e Hanit të Elezit thonë që nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Por, kanë apeluar te banorët e Paldenicës që të kenë kujdes gjatë natës.
    Mirëpo, për këtë fshat, ujqit nuk janë i vetmi problem.

    Në Paldenicë të Hanit të Elezit, edhe ariu po shkakton dëme të konsiderueshme, raporton KTV.

    Ymer Lenjanit, ariu ia ka shkatërruar të gjitha kosheret e bletëve.

    Mirëpo, ai thotë që ende nuk ka marrë kompensim për shkak që Komuna e Ministria e Bujqësisë i kanë thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

    Ndërkohë, një muaj më parë, në Dimcë të Hanit të Elezit, një fëmijë pesëvjeçar ishte sulmuar po ashtu nga ujku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!