×
  • Lajme
  • Lajme / 17 shkurti

    17 vjetori i pavarësisë, Mbreti Charles i shkruan Osmanit: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 14:00

    Në prag të shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i është drejtuar me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Mbreti Charles ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin e Kosovës.

    “E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letrën e Mbretit Charles drejtuar presidentes Osmani.

    Tutje në këtë letër Mbreti Charles ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin të gjithë globin.

    Letra e tij mbyllet me fjalinë “Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!