×
  • Lajme
  • Lajme

    17-vjetori i Pavarësisë, Osmani nis aktivitetet nga mëngjesi – mbyll ditën me Kurtin e Konjufcën

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 19:29

    Zyra e presidentes Osmani njofton se me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

    Agjenda e saj nis nga mëngjesi e deri në orën 18:00, ku planifikohet Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

    Agjenda e plotë:

    Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;

    Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

    Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;

    Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

    Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;

    Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;

    Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë

    Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!