Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës foli për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, 17 më parë dhe rrugën deri në krijimin e tij.
Kurti tha se Kosova është shteti me historinë më të gjatë të përpjekjeve për krijimin e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kurti çmoi sakrificën e të gjitha atyre që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën ndër breza.
Si rrallëherë, kryeministri Kurti e përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.
“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.
Ai tha se Republika e Kosovës është shtëpia e popullit tonë, është shtëpia e shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.