×
  • Lajme
  • Lajme

    18 të shëruar në Malishevë, komunën më të prekur nga Coronavirusi

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 23:22

    Në komunën e Malishevës, numri i të shëruarve me koronavirus ka shkuar në 18.


    Deri tash, Malisheva kishte të shëruar 17 persona. Por, me publikimin e rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), edhe një person është konfirmuar se është shëruar nga koronavirusi.

    Gjithashtu edhe një rast tjetër është konfirmuar me koronavirus në Malishevë, e që numrin e të infektuarve e çon në 70.

    “Bazuar në shënimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me virusin COVID-19, ka arritur në 18 persona, pasi sonte është konfirmuar edhe një person i shëruar.

    Po ashtu sonte është shënuar edhe një rast i prekur me COVID-19, dhe numri i të prekurve në Komunën e Malishevës, arrin në 70 persona.

    Bilanci i deritanishëm me COVID – 19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 70 të prekur, 1 i vdekur dhe 18 të shëruar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Malishevës.

    IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar pozitiv edhe 36 persona me virusin Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, pesë persona janë shëruar pasi kanë dalë negativ në testin e dytë.

    Rastet e reja janë të gjitha raste kontakti. Nëntë janë nga komuna e Ferizajt, tetë nga komuna e Kamenicës. Pesë nga Prizreni, tre nga Gjakova, dy nga kryeqyteti, dy nga Mitrovica e Veriut dhe nga një rast në Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 71.

    Në komunën e Deçanit ky është rasti i parë i konfirmuar.

    IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet në mënyrë që të luftohet virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!