Shpëtim Hajdari, djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarit, në 18-vjetorin e vrasjes së prindit të tij, ka kërkuar drejtësi dhe që zbardhja e këtij rasti të bëhet sa më shpejtë.
Hajdari ka shkruar në Facebook që edhe pse janë bërë 18 vite, atë e kujtojnë si të kishte ndodhur dje.
Ai ka deklaruar se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.
“Hiq ma pak se 18 vite. Për ne është sikur të kishte ndodhur dje. Ne nuk do NDALEMI për të kërkuar të drejtën tënde dhe tonën , natyrisht nëse kjo varet nga ne ,ashtu siç nuk do NDALOJE ti, po të varej kjo nga ti. Smajl Hajdaraj , baba , je pjesë e ndërdijes tonë”, ka shkruar Hajdari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.