×
  • Lajme
  • Lajme

    18 vite nga vrasja e Tahir Zemajt, Isa Mustafa kërkon që vrasësit të dalin para drejtësisë

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 9:44

    Sot janë bërë 18 vite nga vrasja e Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt.


    Në 18 vjetorin e vrasjes së tyre kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ishte tronditur në vitin 2003.

    “Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan. Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës. Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

    Ai ka kërkuar që kriminelët të dalin para drejtësisë.

    “Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”, shkruhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!