Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me COVID-19, dy janë në respirator, 99 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë 24 orëve janë shëruar nëntë pacientë me COVID-19.
Tutje në njoftim thuhet se nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 30 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 13 infermierë dhe shtatë punëtorë të shërbimit administrativ dhe teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Tri lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Janë lindur dy foshnje, një e gjithë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. 276 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,734 analiza. 179 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 124 Rëntgen, 36 EHO dhe 19 CT-ja”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.