Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, të mërkurën kishte ngritur shqetësime se mund të ketë një vatër të re të Coronavirusit në Gjakovë. Kjo për shkak se një paciente nga Rahoveci doli pozitiv ndërkohë që kishte qëndruar më shumë se një javë në spitalin regjional të Gjakovës “Isa Greza”.
Megjithatë, asnjë prej 19 punonjësve të dyshuar me Covid-19 në këtë spital nuk ka dalë pozitiv me virusin.
‘’Të gjithë punëtorët shëndetësor të Spitalit, të cilët janë testuar për COVID-19, gjithsejtë 19 persona, kanë rezultuar NEGATIV.’’, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e këtij spitali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.